Vushtrriasi mbjellë drogën në oborrin e shtëpisë, kapet nga policia

Një person në qytetin e Vushtrrisë është kapur nga Policia e Kosovës duke kultivuar bimë narkotike në oborrin e shtëpisë, shkruan Gazeta Metro.

Policia me urdhër të Gjykatës ka bastisur shtëpinë e personit të dyshuar ku ka gjetur tri bime të ndryshme narkotike të llojit “Kanabis Stativa” me gjatëse nga 0.50 cm deri o.70 cm.

Të gjitha dëshmitë janë fotografuar dhe sekuestruar, pas kësaj me urdhër të prokurorit personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregulltë.

“Me urdhër të gjykatës është bërë bastisje në shtëpinë dhe pronën e të dyshuarit mashkull kosovar, me ç’rast në oborr i janë gjetur tri bimë të ndryshme të dyshuara të llojit Kanabis Sativa me gjatësi nga 0.50 cm deri 0.70 cm. Dëshmitë janë fotografuar dhe sekuestruar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.