Vushtrria ndan 200 mijë euro për përballimin e situatës nga virusi Covid-19

Komuna e Vushtrrisë ka ndarë 200 mijë euro për përballimin e situatës si rezulat i pandemisë së virusit Covid-19.

Lajmin e bëri të ditur, kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri.

“Në mbledhjen e jashtëzakoshme të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, miratua propozim vendimi që të ndahen 200.000 euro për përballimin e situatës emergjente si rezultat e pandemisë Coronavirus”, ka shkruar Tahiri.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka falënderuar të gjithë asambleistët e Vushtrrisë për përkrahjen e këtij propozimi.

“Dua të falenderoj të gjithë asambleistët e të gjitha grupeve politike të Vushtrrisë që unanimisht e përkrahen këtë propozim si dhe masat tjera të ndërmarra nga Shtabi Emergjent Komunal. Do ta fitojmë edhe këtë betejë, bashkë”, ka shkruar Tahiri.

Deri tani në Vushtrri janë konfirmuar dy raste me Covid-19, përkatësisht janë nga fshati Studime e Ultë.