Vushtrri: U bënë mbi 40 teste për Covid-19, vetëm tre dolën pozitivë

Në Vushtrri, sot janë shënuar edhe 3 raste të reja pozitivë me Covid-19.

Drejtori i Shëndetësisë atje, Sylejman Meholli, ka thënë se në këtë qytet ishin mbi 40 testime për Covid-19, ku 3 prej tyre dolën pozitivë.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook deklaroi se 3 të infektuarin janë raste kontakti nga rastet e ditëve paraprake.

“Lajm i mirë është se i gjithë personeli mjekësor i testuar ka rezultuar negativ”.

“Ju lutem respektoni masat parandaluese, mbajeni distancën, qëndroni në shtëpi, përdorni masa mbrojtëse dhe mjete dezinfektuese”, ka shkruar Meholli.