Vushtrri: Roja e pyllit i goditë me thikë, lëndohen dy persona

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në Vushtrri, pasi gjatë një përleshje janë goditur me thikë nga i dyshuari roje e pyllit.

Incidenti ka ndodhur më pasditen e 21 gushtit, kur dy të lënduarit janë takuar nga roja e pyllit derisa ishin duke vjedhur dru.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Të tre personat e përfshirë në rast janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit roja e pyllit është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarit e tjerë janë liruar.

loading…