Vushtrri

Vushtrri| E mitura raporton se u sulmua seksualisht në një taksi

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë e mitur ka raportuar se derisa ka qenë në një veturë TAX-i është sulmuar seksualisht nga i dyshuari.

Rasti ka ndodhur të premten në Vushtrri, në ora 21:30.

SULM SEKSUAL/Rr. Nacionale, Tahir Sinani, Vushtrri 04.08.2023-21:30. Viktima femër kosovare e  mitur ka raportuar se derisa ka qenë në një veturë TAX-i është sulmuar seksualisht nga i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e PK-së.