Polica e Kosovës ka bërë të ditur se një e mitur nga Vushtrria mbrëmë, nga pakujdesia ka shkrepur armën e zjarrit, me ç’rast e ka plagosur një person tjetër me të cilin ishin së bashku në dhomë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe kanë konfiskuar revolen TT me karikator dhe katër fishekë të kalibrit 7.62 mm që ishte pronë e prindit të dyshuarës.
Viktima e plagosur nga mbesa e saj është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori publik.
Raporti i plotë:
Raportohet se e dyshuara femër K/Shqiptar (e mitur) nga pakujdesia ka shkrepur armën e zjarrit me ç’rast ka plagosur viktimën femër K/Shqiptare me të cilën gjendeshin së bashku në dhomë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe kanë konfiskuar revolen TT me karikator dhe katër fishekë të kalibrit 7.62 mm që ishte pronë e prindit të dyshuarës. Viktima e plagosur nga mbesa e saj është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë . Lidhur me rastin është njoftuar prokurori publik. /Ballkani.info







