Krishtlindja

Vuri tabletin nën bredh për ta filmuar babadimrin duke ia sjell dhuratat, u zhgënjye kur i pa pamjet

Një përdorues i Twitter i njohur me nofkën Intolisa nga Porto Riko, ka zbuluar se si vëllai i vogël i tij kishte vendosur iPad nën bredh, duke shpresuar se natën e Krishtlindjes do ta filmojë babadimrin duke ia sjell dhuratat.

Një video gazmore është duke qarkulluar në internet, ku një djalosh i vogël kishte dashur ta filmojë babadimrin duke u futur në shtëpinë e tij për t’ia lënë dhuratat nën bredh, por në vend të babadimrit kamera e tabletit të tij kishte filmuar krejt diçka tjetër.

Një përdorues i Twitter i njohur me nofkën Intolisa nga Porto Riko, ka zbuluar se si vëllai i vogël i tij kishte vendosur iPad nën bredh, duke shpresuar se natën e Krishtlindjes do ta filmojë babadimrin duke ia sjell dhuratat.

Por, kur u zgjua në mëngjes dhe e ndezi iPad-in për të parë se çfarë kishte filmuar, ai u befasua për të keq – e pa se qeni i tij kishte kryer nevojën fiziologjike në vendin ku kishte shpresuar se babadimiri do t’ia lë dhuratat.

Videoja e tij shpejt u bë virale në internet, ku për vetëm 24 orë ka marrë 1.2 milionë shikime, 430 mijë pëlqime dhe mbi 134 mijë cicërima.

https://twitter.com/lntolisa/status/1077395206654357504