Vulini pretendon se më 14 janar pritej eliminimi i Vuçiqit: Radoje Zvicer do ta vriste

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin po pretendon se më 14 janar ishte tentuar që të bëhet një atentat ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Këto informacione ai po pretendon se i ka marrë zyrtarisht nga Europoli. Ai madje ka publikuar edhe emrin e personit që pritej ta bënte këtë, e që sipas tij është Radoje Zvicer.

Vulin para mediave serbe të premten ka thënë se kreu malazez i një organizate, Radoje Zvicer, akuzohet edhe për organizimin e disa vrasjeve në territorin e Malit të Zi dhe vendeve të tjera.

“Përmes Europolit, më 14 janar morëm informacionin me fjalën “urgjente” nga një shtet anëtar i BE-së se një grup kriminal do të vrarë Presidentin e Republikës. Pasi morëm informacionin së bashku me Europolin, nisëm një aksion të gjerë që synonte parandalimin e vrasjes”, ka thënë ai.

Serbët kanë shkuar edhe më lart. hedhur Vojisllav Sheshel, lideri i Partisë Radikale Serbe, pretendon se porosia është dhënë nga presidenti malazez Milo Gjukanoviç për shkak se Vuçiç po qëndronte shumë pranë serbëve në Mal të Zi.

Kush është Radoje Zvicer?

Radoje Zvicer është një nga krerët e klanit Kavaç. Gazetarët kanë mundur të nxjerrin në dritë vetëm një fotografi të tij pasi ka shumë pak informacion mbi jetën e tij kriminale apo personale. Ai ka lindur në Kotorr 37 vjet më parë, por nuk ka jetuar atje për shumë vite, duke preferuar që të jetojë më së shumti në Beograd. I njëjti klan, ka rrezikuar edhe jetën e zv.kryeministrin shqiptar, Dritan Abazoviç, ndërkohë që influenca e tyre është e frikshme në rajon.