Vulini e përjeton rëndë trajtimin që iu bë Vuçiqit në Francë

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin, duket se e ka përjetuar rëndë trajtimin që i është bërë presidentit të tij, Aleksandër Vuçiq, përgjatë ceremonisë që u mbajt ditë më parë në Parisë për nderë të Ditës së Paqes dhe përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
Vulin ka thënë se Serbia nuk është poshtëruar, por vetëm ofenduar nga mënyra se si protokolli francez e kishte trajtuar Vuçiqin

“Serbia nuk është poshtëruar, por është ofenduar nga pozita që i ishte caktuar presidentit Vuçiq në këtë ceremoni”, ka thënë Vulin për Tv Pink, transmeton Gazeta Express.

Ai ka folur edhe për trajtimin që iu bë presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, duke thënë se ai nuk mund të krahasohet me Vuçiqin, pasi sipas tij populli serb kishte kontribuar në Luftën e Parë Botërore.

Ambasadori franez në Beograd ka thënë se lidhur me këtë çështje është bër një gabim në protokoll, dhe për këtë u ka kërkuar falje serbëve.