Vulin –Thaçit: Kur dikush nga shqiptarët do të përgjigjet për krimet kundër serbëve?

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se në 20 vjet askush nga Serbia nuk u dënua për masakrat në Kosovë.

Ministri serb ka pyetur se ” kur dikush nga shqiptarët e Kosovës do të përgjigjet për krimet kundër serbëve?.

“Kush e vrau dyvjeçarin Danilo Cokiq në krahët e një nëne shtatzënë, kush i vrau fëmijët në Gorazhdec, kush i gjuajti bujqit në Stari Grad, kush i vrau serbët në liqenin e Radoniqit? Pse nuk u dënuan vëllezërit Mazreu për përdhunimin dhe vrasjen e një vajze 12-vjeçare në fshatin Kleçkë? Kush u dënua për vrasjen dhe trafikimin e organeve të serbëve të rrëmbyer, ku u kërkuan vendimet për vrasjen, djegien dhe dëbimin në masakrën e vitit 2004, Kush u dënua për vrasjen e dëshmitarëve shqiptarë në procesin kundër Haradinajt”.

Në shkrimin e mëposhtëm e gjeni deklaratën e presidentit Thaçi.