Vulin: Ministrja e emëruar nga Haradinaj kishte organizuar protesta kundër Vuçiqit

Reagime për emërimin e ministres së re të Bujqësisë në Koosovë, Diana Ziviq, po vazhdojnë të jenë të pranishme në mediat e Beogradit.

Ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin e ka quajtur të papranueshme emërimin e saj në krye të këtij dikasteri të qeverisë “Haradinaj”.

Sipas tij, Ziviq nuk përfaqëson interesat e serbëve të Kosovës.

Në një deklaratë për Televizionin Pink, ai ka zbuluar se ministrja e re kishte organizuar një protestë në Graçanicë kundër autoriteteve të Beogradit, respektivisht presidentit, Aleksandër Vuçiq, transmeton Indeksonline

“Nuk është e pazakontë të kërkohet një serb privat që do të vendoset në atë vend vetëm për të dhënë një pamje të multi-etnicitetit”, u shpreh Vulin, duke shtuar se këta serbë nuk përfaqësojnë askënd përpos vetes.

Sipas tij, këta njerëz nganjëherë kanë “lidhje klientësh” me zyrtarët e qeverisë së Prishtinës ose janë të shantazhuar, por esenca është se askush nuk ka votuar për ta dhe nuk ka marrë mbështetje në zgjedhje.

Ndryshe, Ziviq punonte në Kuvendin e Kosovës si këshilltare që nga viti 2015. Ajo është bërë ministrja e dytë në Qeverinë e Kosovës, pas Dhurata Hoxhës.

Në këtë pozitë, ajo vije pas largimit të Nenad Rikallos, si kërkesë nga Grupi Parlamentar i PSD-së, në mënyrë që të votohej buxheti i vitit 2019.