Vulin lëshohet në konspiracion: Po sulmohemi nga disa vende evropiane

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandër Vulin ka reaguar pas raportimeve për disa alarme bombash në lokacionet të ndryshme, të cilat dolën të jenë të rreme.

Vulin para mediave ka thënë se alarmet për bomba nuk ishin të rastësishme.

Ai thotë se ato përbëjnë “një luftë speciale” kundër Serbisë dhe bazën, sipas tij, e kanë në vende të ndryshme evropiane.

“Kundër Serbisë po bëhet një luftë speciale. Kërcënimet nga vende të ndryshme evropiane po kërcënojnë adresat e institucioneve, mediave dhe kompanive. Sulmet ndaj vendit tonë nuk janë iniciuar apo kryer nga asnjë individ, janë sulme masive, të organizuara dhe shumë të shtrenjta hakerash, të drejtuara nga qendra të ndryshme të luftës hibride”, ka thënë Vulin.

Sipas tij, kërcënimet vijnë “nga vende të ndryshme evropiane”.

Vulin njihet për pretendime të pabazuara në deklarimet e tij.