Vulin kërcënon: Luftëra kanë filluar kur fuqitë e mëdha konsideronin se duhet zgjidhur ‘çështja kombëtare serbe’

Tani ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, bëri një vlerësim absurd sot se të gjitha konfliktet në Ballkan kanë filluar kur fuqitë e mëdha konsideronin se Serbia është e dobët dhe ishte koha që të zgjidhet “çështja serbe”.

Vulin si zakonisht me një qasje fashiste serbe mendon se fuqitë e mëdha kanë synim poshtërojnë Serbët duke shtrydhur forcën ‘shtet krijuese’ të tyre dhe kurrë të e me çfarë do çmimi të mos lejojnë bashkimin”.

Këtë farë force ‘shtet krijuese’ të bashkimit të serbëve në një shtet të qëndrueshëm serb tani sipas tij po sulmohet e kjo vërehet me sulmet ndaj presidentit serb Vucic.

Këto deklarata nxitëse ai i tha në një forum për sigurinë kombëtare të Serbisë, ku të ftuar ishin ai dhe tani ministri i mbrojtjes Nebojsa Stefanovic, me të cilin kanë shkëmbyer postet, dhe një përfaqësues i BIA (agjencia për siguri dhe informacion e Serbisë), Goran Kopun, që po ashtu e paraqiti një situatë zi e terr në Kosovë për qytetarët etnik serb që janë nën kërcënimin e vazhdueshëm të terrorizmit nga shqiptarët.

Vulin bëri thirrje për unitet politik në Serbi, që tingëllon më shumë si nënshtrim zërave opozitar, për të mbrojtur Serbinë nga armiqtë e jashtëm. “Një ekonomi në një shtet të të pacaktuar kombëtarisht, pa patriotizëm – vështirë se mund të funksionojë” sipas tij.

Vulin theksoi në këtë forum të organizuar nga miq të tij si duket ku nuk ka zëra kundërshtues, e pikërisht këta zëra kundërshtues ai mendoi t’i heshtë me ‘argumentin’ e stabilitetit ekonomik.

“Ruajtja e stabilitetit politik për të sigurinë ekonomike. Në këtë mënyrë mbrojmë serbët kudo që jetojnë,” tha Vulin.