Ministri i Mbrojtjes

Vulin: Haradinaj llogaritë se Amerika do t’i mbrojë nëse hyjnë në luftë me Serbinë

“Kryeministri i institucioneve të përkoheshme të Kosovës, Ramush Haradinaj, po tenton ta provokojë Serbinë, në mënyrë që shqiptarët përseri të bëhen viktima”.

Kështu ka deklaruar ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, duke theksuar se këtë po e bën që “bota sërish të del në anën e tyre”.

I lutur që të komentoj deklaratën e Haradinajt se nëse “Serbia dërgon Ushtrinë, SHBA-të do ta mbrojnë Kosovën”, Vulin ka thënë se kjo nuk është e re dhe ka shtuar se Haradinaj se ata “nuk kanë politikë të jashtme”, por se politika e tyre është politikë e SHBA-ve dhe se shqiptarët llogarisin në mbrojtjen e tyre, transmeton Ballkani.info.

“Disa gjëra kanë ndryshuar nga viti 1999 deri në vitin 2012, por edhe nga viti 2012 e deri më sot. Unë kam qenë dëshimtar kur kemi filluar me bisedimet e Brukselit dhe kur kanë ardhur me letra të cilat është dashur vetëm t’i implementojmë dhe asgjë më shumë. Mirëpo, më pas, me politikën e Aleksandar Vuçiqit, kanë filluar ta pranojnë se Serbia ka interese të cilat janë legjitime dhe se duhet të dëgjohet. Kështu që shqiptarët e humbën pozicionin e viktimës, pasi që çfarëdo që bëjnë serbët, shqiptarëve iu duhet ndihma”, ka thënë ai.

Sipas tij, Haradinaj këtë e ndjen dhe gjithçka bën që sërish të bëhet viktimë.

“Prandaj po tenton të na provokojë në secilën mënyrë, dhe kështu bota sërish te dali në anën e shqiptarëve. Por nuk e kam të qartë se pse nuk i ka ftuar fëmijët e huaj që të vritën për planet e tij. Do të ndjehesha mirë që të dëgjojë atë se si ua sqaron tatimpaguesve amerikanë se dëshiron që fëmijët e tyre të vijnë në luftën e tij dhe të vritën për luftërat e tij. Nuk besoj se dikush do ta bënte atë”, ka thënë ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin. /Ballkani.info/