Reagimet në rrjetet sociale ishin të ashpra, me përdoruesit që vunë në dukje kontrastin midis sendeve luksoze të Vuçiqit dhe imazhit të tij publik të “modestisë”.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut për shkak të zgjedhjes së tij të veshjeve. Gjatë paraqitjes së tij të ftuar në emisionin “Cirilica”, ai ka veshur atlete të shtëpisë luksoze të modës Zegna, të cilat kushtojnë 1045 dollarë, transmeton Ballkani.info.
Këto atlete të prodhuara nga leshi i deleve merino australian, kanë ngjallur kritika të shumta në rrjetet sociale, ku qytetarët serbë janë shprehur të pakënaqur për zgjedhjen e tij, duke e cilësuar atë si një person shpërdorues.
Važno da je skroman, pa nosi patike od samo 125.000,00 dinara, a profesorima i nastavnicima nudi povećanje od 5.000 dinara.
— Nikola Lakic (@NikolaLaki3) January 18, 2025
Sirotinjo i Bogu si teška! pic.twitter.com/xia1gqrr1V
Reagimet në rrjetet sociale ishin të ashpra, me përdoruesit që vunë në dukje kontrastin midis sendeve luksoze të Vuçiqit dhe imazhit të tij publik të “modestisë”. “Modest, pa problem”, “Paguam për gjithçka”, “Fer”, janë disa nga komentet që pasuan.
Disa shkruanin se Vuçiq ishte “hipokrit” për shkak të atleteve të tij në X. Ata shkruanin se ai “propagandon ngrënien e sallamit” dhe “një jetë pa pushime verore” dhe bart “disa mijëra euro kudo që shfaqet”. Disa bënin shaka dhe shkruanin se ishte e çuditshme që atletet ishin “të shtrenjta dhe të shëmtuara”, ndërsa të tjerë shkruanin se “edhe gjëja më e shtrenjtë i duket lirë”.
Obuje patike of 950$ za po kući i glumi asketizam. Folirant. pic.twitter.com/C94hUA5pv2
— Jelena Lengold (@JelenaLengold) August 8, 2024
Kjo nuk është hera e parë që Vuçiq ka veshur këpucë luksoze. Gushtin e kaluar, ai postoi një foto në Instagram ku kishte veshur atlete Zegna 950 dollarë, ndërsa më parë kishte veshur xhinse Stefano Ricci me vlerë 1800 dollarë. /Ballkani.info/







