Srebrenica

Vuçiqi përfaqëson delegacionin e Serbisë në OKB

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po përfaqëson delegacionin serb në diskutimin e Asamblesë së Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për votimin e rezolutës për Srebrenicën.

Bashkë me Vuçiqin është edhe ministri i Jashtëm, Marko Gjuriq.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka nisur debatin për propozim-rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë e propozuar nga Bosnja dhe Hercegovina, Ruanda dhe Gjermania.

Siç raporton “Klix”, rezoluta mbi gjenocidin në Srebrenicë është bashkë-sponsorizuar nga 39 vende dhe “diskutohet nën temën “Kultura e paqes”.