Aleksandër Vuçiqi ka ftuar serbët e Kosovës, përfaqësues të tyre, për një takim të dielën në Beograd, raporton Blici serb.
Sipas raportimit, në këtë takim janë ftuar ‘të gjithë përfaqësuesit politik të serbëve në Kosovë, liderët e Listës serbe, të gjithë kryetarët e komunave, drejtorët e spitaleve, e tjerë.
Siç raporton mediumi serb “Novosti”, takimi do të mbahet të dielën në orën 11:00 në Pallatin “Serbia” në Beograd.
“Nëse kjo ka të bëj me atë se diçka nuk po shkon mirë në Bruksel, do të mësojmë më vonë”, shkruan medium serb, duke u thirr në burime të veta./Periskopi







