Vuçiqi ia numëron plagët rusit të UNMIK-ut, i thotë “iu qëndrove mirë goditjeve”

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçqi ka vizituar sot rusin që punonte në UNMIK, Mikhail Krasnoschekov i cili nga Mitrovica dje është dërguar “për mjekim në Akademinë Mjekësore Ushtarake të Beogradit pas lëndimit të tij në operacionin e Policisë së Kosovës në veri”.

“Ata që mendojnë se i kanë të gjitha levat e forcës në duart e veta dhe se mund të na terrorizojnë edhe më, le ta dinë se nuk do të munden gjithmonë”, ka thënë Vuçiqi pas kësaj vizite vizitës.

Me këtë rast, Vuçiq, siç përcjell gazeta e Beogradit Veçernje novosti, ka thënë se “përdorimi i forcës së pashembullt të Policës së Kosovës ka qenë e pritshme”.

Theksohet se “Vuçiqi e ka vërejtur se rusi ishte goditur me kërbaç dhe se atë e kanë goditur të gjithë ata që ai u iu kishte kundërvënë”.

“Iu keni përballuar mirë të gjitha goditjeve” i ka thënë Vuçiqi rusit.

Gjatë bisedës Vuçiqi e vërejti se Krasnoschekov e flet serbishten e rusi ka sqaruar se në Ballkan gjendet tash e 20 vjet dhe se e kishte pasur rastin e mirë që ta mësonte serbishten.

Në vazhdim presidenti serb ka thënë se “në Kosovë po dëbohen të gjithë ata që kundërshtojnë dhe kjo bëhet gjoja në emër të luftës kudër korrupsionit”.

Edhe ambasadori rus në Beograd Aleksandar Çepurin e ka vizuar Krasnoshçekovin. Ai ka thënë se “ajo që ka ndodhur në Kosovë mund të përshkruhet si mizori dhe barbarizëm.