Vuçiqi e vlerëson si “çështje kyçe” formimin e Asociacionit

I dërguari i posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach u takua të martën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Siç raportoi mediumi serb N1, Vuçiq, deklaroi se çështje kyçe e Serbisë është formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“..Si obligimet e marra dhe të pranuara të Prishtinës, në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe sigurinë e popullatës serbe në ‘Kosovë dhe Metohi’, për çka presim mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar”, deklaroi Vuçiq.

Sipas mediumit, i dërguari britanik u shpreh pro dialogut Kosovë-Serbi.