Aleksandar Vuçiq

Vuçiqi e vendos kusht edhe Trepçën për të vazhduar dialogun me Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se ngecja aktuale e dialogut mund të tejkalohet vetëm kur Kosova ta heqë taksën për mallrat e Serbisë dhe pushon, siç tha, provokimet si ai i ndërrimit të statutit të Trepçës.

Sipas tij, ndërrimi i statutit të Trepçës, është rrëmbim i pasurisë serbe.

Siç ka njoftuar gazeta “novosti”, pas takimi me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Beograd Denis Kiff, Vuçiq ka thënë se “Serbia gjithmonë do të përcaktohet për paqe e stabilitet në rajon”.

Ai në fund vendimet e marra nga Kosova i ka quajtur “të dëmshme e të njëanshme”.