Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pritet sot të betohet si president i Serbisë në Kuvendin e këtij shteti. Ky i fundit fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Serbi me 58,59 për qind të votave.

Në fjalimin që pritet të mbajë, i shpërndarë nga televizioni kroat RTL, ai pritet të deklarojë se “do ta ruajë integritetin territorial të Kosovës”, përcjell lajmi.net.

“Betohem se do t’i orientoj të gjitha përpjekjet e mia për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë integrale të saj, si dhe ushtrimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave. dhe liritë, duke respektuar dhe mbrojtur Kushtetutën dhe ligjet”, thuhet në fjalimin e siguruar nga mediumi kroat.