Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ai i Turqisë Recep Tayp Erdogan, në bisedën e gjatë të zhvilluar mbrëmë kanë folur për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe i kanë cilësuar ato shumë të mira si në plani politik ashtu dhe në atë ekonomik, transmeton Koha.net.

Siç njofton gazeta e Beogradit “novosti”, Vuçiqi e ka ftuar Erdoganin që ta vizitojë Serbinë sa më shpejt që të jetë e mundur ndërsa e ka falënderuar për investimet që Turqia po i bën në vendin e tij.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shfaqur kënaqësinë që këmbimi tregtar ndërmjet dy vendeve vjet ka qenë mbi 1 miliard euro.

“Turqia do të bëjë çdo gjë jo vetëm t’i mbajë këto marrëdhënie në këtë nivel, por edhe t’i avancojë marrëdhëniet shumë miqësore