Vuçiq viktimizohet: Pse në Prishtinë dhe Zagreb janë kundër meje, çfarë u kam bërë?!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se vendeve të rajonit “iu pengon që Serbia është e fuqishme”.

“Pse ato (mediat në rajon) i gëzohen rrëzimit të Aleksandar Vuçiqit, pse unë jam problem për ato? Çfarë kam bërë kundër atyre? Iu pengon që Serbia është e fuqishme”, ka thënë Vuçiq.

Ai thotë se i përcjellë edhe mediat rajonale edhe ato botërore dhe se e ka vërejtur se që kur kanë nisur protestat në Beograd, mbështetja më e fuqishme vije nga Zagrebi, nga mediat e Zagrebit, të Prishtinës dhe ato boshnjakohercegovase, transmeton Ballkani.info.

“Në Prishtinë lajm kryesor ka qenë grumbullimi i 19 protestuesve në Graçanicë, ky ka qenë lajmi kryesor në të gjitha mediat e Prishtinës”, ka thënë Vuçiq.

Duke e komentuar intervistën e Vuk Jeremiqit, opozitarit serb, për TV BiH, Vuçiq ka thënë:

“E kam parë një klip, aq kundërshtues për vendin. E rëndësishme është se nga patriotët e rrejshëm kemi dëgjuar se Serbia është fajtore për të gjithë luftërat. Që kur unë jam këtu, ne nuk kemi pas kurrfarë përplasjesh. Kjo është urrejtje personale dhe inat që nuk mund të jetë në vendin tim”. /Ballkani.info/