Do të jem me popullin tim derisa të jem zgjedhja e tyre, kurse më pas do të jetoj në vendim tim, sepse tjetër shtet nuk kam, asnjëherë nuk do të largohem, ka thënë Aleksandar Vuçiq.
Nuk do të shihet rasti i Gruevskit dhe asgjë e ngjashme, ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, me rastin e hapit të Kosovës dhe qendrimit të Brukselit dhe disa vendeve perëndimore të cilat, sipas tij, po dëshirojnë rrëzimin e tij dhe rrënimin e Serbisë.
Ai gjatë bisedës me serbët e Kosovës ka thënë se “tezja e tij nga Kanada” Dragan Gjilas dhe Dragan Sholak (opozitarë serbë), të cilët, siç ka thënë, do të pyesin “ka kanë ardhur gjithë ato para”.
“Por, që të iki nga vendi, s’do të ndodh kurrë, as për shkak të Haradinajt, e as për shkak të atyre të jashtmeve të cilët Serbinë duan ta bëjnë shtet banane dhe që mos të mund të marr vendime të pavarura”, ka thënë Vuçiq, transmeton Ballkani.info.
Sipas tij, në Interpol u pa që Serbia është shumë më e fuqishme sesa disa kanë menduar.
Sa i përket vendimit të Kosovës, ai ka thënë se po shihet qartë që “secilën ditë po dëshirojnë të na dërgojnë tek pika ku kthim më nuk ka”.
“Do të flasim, do të thonë ja ju serbët jeni fajtor… Për çfarë? Cilën marrëveshjen e kemi shkelur, po e pyes edhe Maja Kocijançiqin dhe të gjithë të tjerët. Cilën marrëveshjen nuk e kemi përmbushur, asnjë, e ata, ata nuk e kanë përmbushur asnjë”, ka thënë Vuçiq. /Ballkani.info/







