Presidenti serb

Vuçiq u përgjërohet vendeve të botës për taksën ndaj produkteve serbe

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se situata në Kosovë po bëhet më e vështirë dhe njëherit ka apeluar tek “mbarë bota” mbi të gjitha te fuqitë perëndimore, për të kuptuar se taksa e vendosur nga autoritetet kosovare ndikon jo vetëm në interesat e Serbisë, por edhe të popullit serb.

“Do të kalojnë edhe festat dhe është e qartë se ata nuk kanë ndërmend të heqin taksën dhe bota ka në plan të qëndrojë në heshtje “, -tha Vuçiq, duke shtuar se situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë për popullin serb në Kosovë.

Ai vuri në dukje se Serbia do të jetë me popullin e saj.

“Unë i kërkoj botës, mbi të gjitha fuqive perëndimore, të kuptojnë se këto taksa në thelb nuk ndikojnë vetëm në interesat e Serbisë, por popullin serb në Kosovë”, shtoi ai.