Presidenti

Vuçiq tregon se çka i thonë amerikanët kur i pyet për ushtrinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sot me zëvendësasistentin e Sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matheë Palmer. Vuçiq i ka treguar qëndrimin e Serbisë kundër ushtrisë së Kosovës. Presidenti serb tregon se si i përgjigjën amerikanët kur ai i pyet se me çfarë baze po krijohet ushtria e Kosovës

Vuçiq beson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta kuptojnë se formimi i ushtrisë së Kosovës mund ta kërcënojë paqen dhe stabilitetin duke sjellë ngjarje tragjike

“Ne i lusim partnerët tanë amerikanë ta kuptojnë pozicionin e Serbisë, nëse nuk mund t’ua shpjegojmë shqiptarëve se çfarë dëme dhe tragjedie mund të sjellë kjo”, deklaroi Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Vuçiq në një konferencë për media së bashku me zëvendësasistentin e Sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matheë Palmer ka thënë se qëndrimi i SHBA-ve në lidhje me formimin e ushtrisë së Kosovës është i njohur dhe se nuk befasohet prej tij.

“Ne jemi të brengosur, kur i pyes partnerët amerikanë mbi çfarë baze janë duke krijuar mundësinë e formimit të ushtrisë, gjithmonë përgjigja ka qenë se Kosova është e pavarur dhe shtet sovran andaj kanë të drejtë të formojnë forcat e saja ushtarake në përputhje me kushtetutën e tyre”, u shpreh Vuçiq.

Kurse, Palmer ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin transformimin e forcave të sigurisë së Kosovës në ushtri dhe porositi se ky është një “tranzicion që kërkon kohë”, transmeton lajmi.net.

“E mbajmë atë qëndrim. Është një tranzicion që kërkon kohë andaj ne me vëmendje të madhe punojmë me partnerët tanë në Prishtinë në mënyrë që ta mbështesim atë tranzicion dhe të sigurojmë që gjërat të shkojnë në mënyrën e cila do të sjellë stabilitet në rajon”, shtoi ai.

Palmer po ashtu ka shpjeguar se SHBA-të mbështesin dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës me synim të normalizimit të raporteve