Vuçiq thotë se shtetit serb iu refuzua blerja e Telekomit të Shqipërisë

Media serbe, Danas, ka raportuar gjatë ditës së sotme se shtetit të Shqipërisë iu ka ofruar ofertë e majme për blerjen e telekomit shqiptar, ofert kjo e refuzuar nga shteti i Shqipërisë. Sidoqoftë, Danas raporton se shuma e cila i është ofruar shtetit shqiptar, ka qenë më e larta nga katër ofertuesit sa ishin në total.

Temën e blerjes së Telekomit të Shqipërisë ka gjetur kohë ta komentojë edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

“Kam dëgjuar nga përfaqësuesit tanë që ne kemi dërguar ofertën më të mirë, mirëpo ministri shqiptar i Telekomunikacionit tha se Serbia nuk mund ta blejë Telekomin Shqiptar. Ai dëshiron të thotë se nuk i duan paratë serbe. Dhe kjo është e frikshme” ka thënë Vuçiq.

Shuma e ofruar nga serbet, ka qenë shuma më e lartë e ofruar, rreth 61 milionë euro, gjë që është kritikuar nga ekspertët ekonomik në Serbi, duke thënë se kjo ofertë ka qenë më shumë politike se biznesore.