Vuçiq thotë se do të investojë miliarda dinarë në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot se do të bëjnë një investim të madh në Kosovë.

Vuçiq njoftoi se një investim i madh në vlerë prej 9.5 miliardë dinarë do të bëhet nga Serbia në fshatrat me shumicë serbe të Kosovës.

Presidenti serb, ka thënë se nga ky investim pret edhe ndryshime të mëdha, përcjell lajmi.net.

“Ne duam që t’i investojmë 9.5 miliardë dinarë për përmirësimin e kushteve jetësore të serbëve në fshatrat e Kosovës. Ne duam të shohim përparim kudo, dhe ne mund ta bëjmë këtë sepse kemi para. Të gjitha do të ishin rrëfime koti, sikur ne të mos kalonim në reforma të ashpra për të siguruar organizimin e financave publike”, ka theksuar Vuçiq.

Ndryshe, 9.5 miliardë dinarë, arrinë vlerën e rreth 80 milionë eurove.

loading…