Shumë fytyra
Vuçiq tenton t’ia bëjë ‘argatin’ Kinës, dënon protestat për pavarësinë e Tajvanit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka treguar edhe një herë se është në gjendje të bëjë gjithçka vetëm ta ruaj partneritetin me Kinën dhe Rusinë.
Me rastin e demonstratave në Tajvan që kërkojnë pavarësi të plotë nga Kina, Vuçiq i ka dërguar mesazh mbështetjeje presidentit të Republikës Popullore të Kinës, Si Xhinping.
Sipas raporteve të mediave serbe, Vuçiq i ka dënuar kërkesat e tajvanezëve, transmeton Ballkani.info.
“Ai i ka dënuar kërkesat e demonstruesve në Tajvan, të cilët për qëllim kanë rrënimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Kinës”, thuhet në njoftimin e presidencës serbe.
Tajvani, is ishull, ka vite që e ka shpallur pavarësinë nga Kina, por globalisht ende njihet si pjesë e Kinës. Pavarësinë e Tajvanit e njeh SHBA-ja.