Vuçiq: Taksa dhe Platforma e kanë ngrirë dialogun
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq theksoi sot se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është ngrirë nga masat siç i ka quajtur ai të paligjshme të imponuara nga Prishtina për importin e mallrave serbe, si dhe Platformën për Dialogun.
“Futja e taksës dhe votimi i Platformës në Parlamentin e Prishtinës është prova më e mirë që Prishtina nuk mendon për dialogun, por për zgjidhjet që mund të destabilizojnë të gjithë rajonin”, theksoi kryetari i Serbisë
Ai këto komente i bëri në një takim me delegacionin e Këshillit Evropian për Marrëdhënie Ndërkombëtare me të cilin diskutoi marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, situatën në rajon dhe Serbinë.