Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua mbrëmë në Beograd me Komisionerin Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.
Me të u bë e ditur se kanë diskutuar për integrimin evropian të Serbisë, situatën në rajon dhe siç raportohet “problemet në dialogun me Prishtinën”.
Komisioneri Evropian këmbënguli në përparimin në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit për të mirën e shoqërisë dhe lëvizjen e Serbisë në rrugën e saj evropiane







