Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë ditës së sotme është takuar me Mathew Palmer, Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, dhe me Miroslav Lajçak, të dërguari e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.
Vuçiq pas takimit ka thënë se ata kanë folur për tema të rëndësishme.
“Dialogu zyrtar do të vazhdojë nesër, ne sot kemi takime me ekipet tona dhe unë besoj se do të kemi rezultate”, ka thënë Vuçiq.
Kurse kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se nesër në Bruksel e takojnë palën serbe për të dialoguar për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Hoti dhe Vuçiq, nesër do të zhvillojnë një takim në Bruksel në kuadër të dialogut me Josep Borrell përfaqësues i BE-së për politikë të jashtme dhe Siguri.







