Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se takimi i ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me organizim të presidentit francez, Emmanuel Macron, me siguri do të ndodh në shtator.
“Besoj që një lloj i takimit të Berlinit, respektivisht Parisit, do të mbahet në shtator”, ka thënë Vuçiq për gazetarët në Kalemegdan, pasi që së bashku me Macronin është takuar me të rinjtë nga rajoni, transmeton Ballkani.info.
Vuçiq ka thënë se është e nevojshme se për disa gjëra të flitet.
“E urrej që fajin ta hedh tek pala tjetër, le të presim që fuqitë e mëdha t’i bëjnë punët tyre, dhe më pas të shohim se çfarë është e jona”, ka thënë Vuçiq.
Macron ndodh në Serbi për vizitë dyditore. Ai dje në konferencë të përbashkët me Vuçiqin tha se Kosova dhe Serbia janë dy shtete të pavarura, por se nevojitet kompromis për pajtim dhe normalizim të marrëdhënieve. /Ballkani.info/







