Vuçiq sulmon KFOR-in: Ata përgjigjen vetëm kur iu përshtatet

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq nuk është ndarë i kënaqur me punën e KFOR-it gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në komunat veriore.

Ai tha se KFOR reagon vetëm kur i përshtatet asaj, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

“Unë gjithmonë e them të vërteten. Ata nuk mund të thonë se kanë biseduar me mua sepse nuk e kanë bërë.”, tha Vuçiq gjatë ditës së sotme.

Dy ditë më parë Policia e Kosovës ndërmori një aksion kundër krimit të organizuar në komunat veriore, ku arritën të arrestojnë 19 polic dhe 10 qytetarë.

Gjatë aksionit tre policë pësuan lëndime.