Vuçiq: S’kam çfarë të dialogoj me Kurtin, derisa ai është kryeministër

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaroi se nuk ka çfarë të dialogojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për sa kohë ai do të qëndrojë në krye të qeverisë.

Vuçiq u shpreh i shqetësuar për “papërgjegjshmërinë” e Kurtit, teksa shtoi se do të bëjë “maksimumin” për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.

“Jam i shqetësuar për papërgjegjshmërinë e Kurtit, do të bëjmë maksimumin për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, po kërkoj nga vendet mbrojtëse, pesë mbi të gjitha, të na ndihmojnë në këtë, të përmbahemi dhe të arsyetojmë me Kurtin”, tha Vuçiq.

Më herët gjatë një deklarate, Vuçiq shprehu shqetësimin për vendimin e qeverisë së Kosovës, në prag të zbatimit të reciprocitetit për targat, që fillon më 1 gusht.

Sipas Vuçiq, Kosova kërkon krizë dhe të krijojë probleme.

Ndërsa, kryeministri Kurti ka thënë se është gjithmonë i gatshëm të udhëtojë për në Bruksel për t’u takuar me Vuçiqin. /Euronews/