Presidenti serb

Vuçiq shpeshton takimet me Putinin, në janar e pret në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është takuar sot në zyrën e tij me ambasadorin rus në Beograd, Alexandër Chepurin, nga i cili ka pranuar një propozim që Vladimir Putin të vizitojë Serbinë në muajin janar, transmeton Gazeta Express.

Vuçiq i është përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese, dhe ka thënë se do të jetë një ndër për Beogradin që të mirëpresë Putinin.

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq e Chepurin janë pajtuar menjëherë që të fillojnë përgatitjet për këtë vizitë të Putinit në Beograd.

Në këtë takim të Vuçiq me ambasadorin rus gjithashtu është diskutuar edhe situata rajonale, duke thënë se të gjithë në Ballkanin Perëndimor duhet të jenë të përkushtuar për paqe dhe stabilitet, shkruan ‘telegraf’, transmeton Gazeta Express.

Vuçiq ka thënë se Serbia do të jetë gjithmonë e hapur për raporte të mira dhe bashkëpunim me të gjithë vendet e rajonit.

Ditë më parë Vuçiq ishte për një vizitë zyrtare në Rusi, ku u takua me Vladimir Putinin, e me të cilin kanë diskutuar edhe rreth çështjes së zgjidhjes së problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.