Ish-ministri i Propagandës në kohën e kriminelit Slobadan Milosevci, tani presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë braktisur negociatat për Kosovën asnjëherë.

Vucci duke folur për dialogun me Kosovën, ai tha se tani pret një sulm edhe më të fortë nga amerikanët për këtë çështje.

“Jo, nuk ka dyshim,” tha Vucic për Radio Televizionin e Kosovës kur u pyet nëse Shtetet e Bashkuara kishin braktisur negociatat për Kosovën.

Vucic po ashtu dje ka thënë se vetëm një për qind e serbëve duan që të luftojnë për Kaçanikun, duke shtuar se askush në Serbi nuk do që të luftojë për Kosovën.

“Ne jemi te gatshëm të luftojmë për kafiteri por për Kaçanikun duan të luftojnë vetëm 1% e popullsisë” ka thënë Vucic, transmeton Gazeta Metro.

Duke folur për bisedimet, presidenti serb thotë se të gjithë përfshirë edhe BE’në duan pavarësinë e Kosovës dhe se së shpejti Serbisë do t’i ngushtohet “hapësira manovruese”.

Vucic po ashtu ka përmendur edhe opinionin e GJND’së duke thënë se Serbia ka humbur aty. Duke folur për gjendjen në rajon, ai ka thënë se diçka e çuditshme është duke ndodhur dhe se të gjithë po blejnë armë.

“Unë nuk mendojë se shqiptarët ne Kosovë e Metohi nuk do të blejnë tanke leopard, por nuk e përjashtojë mundësinë që ata do të blejnë armë antiblind” ka thënë Vucic.