Vuçiq: S’do ta lëmë popullin tonë në Kosovë të vdes urie!

“Serbët e Kosovës do t’i ndihmojë shteti, ndërsa prej bashkësisë ndërkombëtare nuk presim asgjë me rastin e vështirësimit të furnizimit të popullit tonë në Kosovë, sepse për ta gjithmonë dhe në çdo situatë ne jemi fajtorë, vetëm se nuk duam ta njohim pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Vuçiq.

“Prandaj duhet të mbështetemi në forcat tona dhe shteti do të sheh se si do ta ndihmojë popullin e vet në Kosovë në këtë situatë të vështirë”, ka shtuar ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjithashtu ka theksuar se “ky është problem serioz dhe se me këtë do të merret shteti dhe do të sheh se si mund ta ndihmojë popullin e vet në një situatë jashtëzakonisht të rëndë dhe të ndërlikuar”.

“Do të shohim se sa dhe në cilën mënyrë mund t’i ndihmojmë serbët dhe në këtë do të punojmë edhe më tutje”, ka shtua Vuçiq, transmeton Ballkani.info.

Ai nuk ka dashur të tregojë për hapat konkret të Serbisë.

“Do të bëjmë atë që mundemi. Nuk mundem dhe nuk dua që t’ju flas se çfarë do të bëjmë, por do të bëjmë atë që mundemi për furnizimin e popullit tonë dhe do të ndihmojmë”, ka thënë Vuçiq.

“Nuk do të lejojmë që populli ynë të vdes urie, edhe pse këtë disa do ta dëshironin, jo vetëm në Prishtinë dhe jo vetëm në disa pjesë të botës, por fatkeqësisht, edhe këtu në Serbi”, ka thënë ai. /Ballkani.info/