Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se me rastin e djegies së mallrave serbe në Kosovë në vepër është lloji më i keqi i racizmit.
Vuçiq në Beograd, në takim me serbët e Kosovës, ka thënë se deri më tash askund nuk ka parë djegien e mallrave sikur në Kaçanik.
“Kjo është njëjtë sikur djegia e librave hebre në Gjermaninë naziste. Është lloji më i keq i racizimit”, ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.
Sipas tij, për Serbinë është e rëndësishme që Bashkimi Evropian ka reaguar racionalisht.
“Do të dëshironim që në atë mënyrë të reagonin kur për herë të parë e shkelën marrëveshjen e CEFTA-s. Dëshiroj të besoj që me këto masa do ta zbrampsin Prishtinës, por nuk jam i sigurt, nuk mendoj që do të ndodh”, ka thënë Vuçiq. /Ballkani.info/







