Vuçiq reagon pas votimit të Kurtit në Shqipëri: Çka nëse unë do të votoja në Graçanicë?

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në takimin me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka përmendur edhe votimin e Kurtit në Shqipëri.

“E pyeta Lajçakun se çfarë do të thoshin nëse do të kisha votuar në Graçanicë? Nëse do ta bëja këtë, do të ishte një skandal i përmasave botërore. Sinjali që na keni dërguar duke votuar në Shqipëri është i qartë për ne. Ju thoni se do të ngrini një proces gjyqësor për gjenocid kundër Serbisë. Ne gjithashtu e kuptojmë atë”, ka deklaruar Vuçiq.

Lajcak pas takimit me Vuçiqin, ka shkruar se po fillon një javë mjaftë të ngarkuar që ka të bëj me Ballkanin Perendimor, dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Ai tutje ka theksuar se gjatë kësaj jave do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.