Presidenti i Serbisë

Vuçiq reagon pas Rezolutës së Kuvendit të Kosovës për dialog: Po mundohen të na frikësojnë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sonte se “mundimi më i madh për Serbinë është Kosova”.

Ai ka thënë se parlamenti kosovar e ka miratuar sot Rezolutën për dialog me Serbinë dhe me këtë i ka vendosur “tri kishte shumë të rëndësishme”.

“Ata kanë dalë me tri pika shumë të rëndësishme dhe nuk e di se kujt i janë drejtuar ato. Sigurisht mendojnë që të bëjnë presion ndaj Serbisë, por nuk mendoj se besojnë se dikë këtu mund të frikësojnë. Ndoshta kjo është për konsum të brendshëm”, ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.

Ai i ka sqaruar ato tri kushte: “Që secila marrëveshje duhet të çojë deri te Republika e Kosovës, që të konfirmohet paprekëshmëria e kufijve të Republikës së Kosovës dhe se duhet të mbahet tërësia territoriale sipas parimit unitar, pra nuk mund të jenë pjesë e ndonjë federate pjesë ta caktuara të territorit”.

Sipas tij, në këtë mënyrë “ata po dëshirojnë t’ia mbyllin dyert dialogut”.

“Kanë thënë – i duam të gjitha dhe me çdo çmim, kurse jemi të gatshëm për dialog. Për çfarë të flasim atëherë në bazë të asaj letre”, ka thënë Vuçiq. /Ballkani.info/