Vuçiq raporton nesër në Kuvendin serb, Kurti nuk dihet

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, do të paraqesë një raport mbi Kosovën sot para përfaqësuesve të partive jo-parlamentare, të cilat marrin pjesë në dialogun ndërpartiak.

Në një deklaratë për Tanjug, Daçiq vlerësoi se ky është një kontribut në unitetin e përgjithshëm të shtetit.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk dihet se kur do të raportoj në Kuvendin e Kosovës.