Vuçiq qanë në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s, por gjuha e tij është e njëjtë si e Millosheviqit

“Serbinë nuk mund ta thyejnë, Serbia nuk mund ta fitojnë”, ka thënë sonte në Nish, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në shënimin e 20 vjetorit të fillimit të bombardimeve ndaj caqeve të forcave paramilitare dhe ushtarake serbe.

Ai i emocionuar si një aktor i vërtetë ka filluar të qajë para të pranishmeve.

“Dua t’ju them nga këtu, çfarëdo që ndodh, kurrë mos lejoni që t’ua rrënojnë lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Serbisë! Kurrë!”, ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.

“Pesë vjet e shënojnë në këtë mënyrë madheshtore përvjetorin e agresionit të NATO-s ndaj një vendi të vogël, liridashës. Jam krenar për juve, të dashur qytetar të Serbisë, sepse fryma juaj liridashëse, nuk na le ta harrojmë çfarë ka ndodhur, mos të harrojmë të punojmë për të ardhmen, ta ruajmë lirinë, pavarësinë e Serbisë si vlerën më të madhe”, ka thënë ai.

Sipas tij, ndaj Serbisë u hodhën 22.000 tonë bomba dhe raketa. “Kjo ndodh me të vetmin qëllim, ta përulin vendin tonë dhe një pjesë të territorit tonë t’ia japin dikujt tjetër”, ka thënë ai.

“Ne jemi popull i vogël në numër, por jemi krenar, fitues në luftërat e mëdha, të fuqishëm, të gatshëm për viktima, por edhe për pajtim”, ka thënë ai.

Sipas tij, Serbia asnjëherë nuk do të heqë dorë nga populli serb në Kosovë.

Ai ka thënë se Serbia nuk dëshiron të anëtarësohet në NATO dhe se është ushtarakisht neutrale.

“Duam të jemi ne në këtë që e kemi dhe asgjë më shumë, askënd nuk e kërcënojmë, por Serbia sot është dyfish me e fuqishme se në vitin 1999 dhe dyfish më e fuqishme se në vitin 2008”, ka thënë ai në fund.

Por si është e mundur që Vuçiq nuk e përmend asnjë viktimë shqiptarë, nga mbi 13 mijë civilë të vrarë nga forcat e ish shefit të tij, Sllobodan Millosheviq.

Serbia nuk duhet falur asnjëherë për krimet që i ka bërë në Kosovë, e Vuçiqi po e bën të njëjtën gjë sikur Millosheviqit. Ai nuk ka fuqi që t’i vret më shqiptarët, por gjuha e tij tregon se ai do të vepronte edhe me keq se ish kasapi i Ballkanit. /Ballkani.info/