“E uroj edhe Shkupin edhe Athinën për Marrëveshjen e Prespës, por problemet tona në raport me Prishtinën janë qindra herë më të rënda”. Kështu thotë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Nuk përzihemi në punet e brendshme të shteteve tjera. Serbia e uron edhe njerin edhe tjetrin dhe do të jemi njëra nga shtetet e para që fqinjin tonë jugor do ta pranojmë me emrin e ri. Dëshirojmë marrëdhenie të mira me të dy vendet dhe uroj Tsiprasin dhe Zaevin”, ka thënë Vuçiq në Novi Sad.

Megjithatë, ai thekson se nuk duhet krahasuar me çështjen e Kosovës, transmeton Ballkani.info.

“Aty bëhej fjalë vetëm për emrin. Problemet tona me Prishtinës janë qindra herë me të vështira dhe njerëzit këtë duhet të kuptojnë”, thotë ai, duke aluduar në evropianët të cilët mendojnë se “tash e kemi zgjidhur një problem” kështu që mbetet vetëm Kosova.

Dallon shumë, thotë ai, Kosova me problemin që kishin Maqedonia dhe Greqia.

Sipas tij, është koha që të mendohet më shumë për qytetarët në Serbi dhe interesat e tyre, duke shtuar se mashtrohen ata që mendojnë se është e mundur që “konflikti në Kosovë të mbahet i ngrirë”.

“Me vije keq nëse njerëzit këtë nuk duan të kuptojnë, por unë këtë nuk mund të ndryshojë”, thotë ai.

Ai ka thënë duke u përgjigjur në pyetjen se cili është kompromisi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i pranuar për Gjermaninë e cila e vlerëson përpjekjen për kompromis dhe e cila e ka pranuar Kosovën në kufijtë aktual.

“Jo vetëm Gjermania, por 22 nga 27 shtetet anëtare të BE-së e kanë pranuar tashmë pavarësinë e Kosovës në kufijtë aktual. Nganjëherë këtë rrallë e kujtojmë”, ka shtuar Vuçiq. /Ballkani.info/