Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se Serbia po punon së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të rritur nivelin e investimeve amerikane në Serbi, ndërsa kur është fjala për kritikat ndaj djalit të tij, disa herë ka thënë “se është e pastër urrejtje ndaj tij”.

Tregu në masë të madhe varet nga investitorët amerikanë sepse “asnjëherë nuk ka pasur më pak para dhe nuk ka qenë kurrë më e shtrenjtë”, gjë që mund të shihet nga normat e interesit, shkruan Nova.

“Bashkëpunimi me Amerikën është i rëndësishëm për ne në çdo kuptim, së shpejti do të hyjmë në projekte të reja energjetike, do të ketë shumë fluks të kompanive amerikane, do të punojmë në forcimin e kësaj marrëdhënieje”, tha Vuçiq.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Vuçiq tha se më herët nuk e kishte të qartë se cili ishte problemi që djali i tij Danilo shkoi në festën e Ditës së Republika Srpska, por se tani e ka të qartë se ka “urrejtje të pastër”.

“Vetëm urrejtje, urrejtje e zhveshur ndaj meje pa asnjë argumentim”, tha presidenti i Serbisë dhe përsëriti se djali i tij ka shkuar në festë “sepse ka vite që shkon atje”, si dhe se është “shumë krenar për djalin e tij”.

Ai po ashtu ka përsëritur se të hënën në emisionin Çirilica në Hepi TV do të tregojë se sa shpenzon kabineti i tij dhe sa kanë shpenzuar disa presidentë të Serbisë para tij, duke përmendur vetëm Boris Tadiqin.

Vuçiq i komentoi postimet në Twitter që e shfaqin djalin e tij me pelena dhe tha se e gjithë kjo është rezultat i urrejtjes për shkak të suksesit në ndërtimin e rrugëve dhe hekurudhave, të cilat, siç tha ai, “as më parë nuk ishin aty”.