Vuçiq: Populli po thotë që kufiri me Kosovën të jetë në Jarinë e Bërnjak
Kryetari i Serbi Aleksandar Vuçiq ka theksuar se ajo që kishte menduar të jetë zgjidhje për Kosovën, ka hasur në kundërshtim tek opinioni në Serbi.
Ai ka shtuar se gjithmonë është i gatshëm të gjejë zgjidhje kompromis dhe t’ia ofrojë atë popullit , porse kjo nuk po shihet në horizont.
Duke treguar pse s’e kishte paraqitur propozimin vet për këtë çështje, Vuçiq, siç citon ë televizion shtetëror serb RTS, ka thënë:
“Kam konstatuar se populli praktikisht po thotë se e tërë Kosova duhet të mbetet kështu, se duhet t’i kemi kufijtë në Jarinë e Bërnjak. Nës populli thitë kështu, çfarë të bëj, nuk mundem unë kundër vullnetit të popullit dhe duhet respektuar dëshirën qytetarëve”.