Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se vendi do të vazhdojë në politikën e saj për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë për aq kohë sa të jetë e mundur.
Vuçiq në një intervistë për mediet serbe, ka theksuar se presidenti rus Vladimir Putin do të vazhdon ta përdorë Kosovën si argument.
“Pse po rritet presioni ndaj Serbisë? Le të shkojmë në Rusi, ata kujdesen për interesat e tyre dhe nuk kanë zgjidhje tjetër veçse t’i bëjnë thirrje Kosovës. Po të isha në vendin e tyre, nuk jam i sigurt se nuk do të bëja të njëjtën gjë. Perëndimi dëshiron që ne ta njohim Kosovën, sepse atëherë do të ketë vullnet të ndërsjellë për atë njohje dhe derisa të ndodhë kjo, Putini do ta përdorë Kosovën si argument. Tani shohim që Moska nuk ka parime”, theksoi Vuçiq.
Kujtojmë se Serbia është i vetmi shtet në rajon që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pasi kjo kishte nisur aksionin ushtarak për të pushtuar Ukrainën.
Ditë më parë, nën organizmin e Ambasadës ruse në Serbi, qytetarët në Beograd patën marshuar për të përkujtuar Ditën e Fitores mbi Fashizmin në Luftën e Dytë Botërore.
Në krye të marshimit ishte e vendosur pankarta me mbishkrimi “Regjimenti i pavdekshëm – Beograd”, ku pjesëmarrësit mbanin flamujt e Serbisë dhe Rusisë, foto të presidentit rus Vladimir Putin dhe simbolin famëkeq “Z” të agresionit ushtarak në Ukrainë.