Presidenti serb

Vuçiq paralajmëron zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq natën e mbrëmshme ka mbajtur mbledhjen e kryesisë së Partisë Progresive Serbisë (SNS), me ç’rast ka deklaruar se është gati, që menjëherë pas zgjedhjeve në Luçan, të merr vendim për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Vuçiq ka dhënë urdhër që të gjitha partitë të përgatiten për mundësinë e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve, shkruan portali serb Blic.

Shumica e pjesëmarrësve, kanë mbështetur mundësinë e thirrjes së zgjedhjeve dhe pritet që vendimi përfundimtar të bëhet javën e ardhshme.

Vuçiç po ashtu para kryesisë së SNS-së deklaroi se “ai nuk do të vuajë nga presioni dhe shantazhet e rrugëve, dhe sidomos jo në kohën kur populli serb po ‘kryqëzohet’ në Kosovë si dhe nga mashtruesit dhe hajnat më të këqij që mund kthejnë vendin përsëri në vitin 2000 dhe përsëri të shkatërrojnë gjithçka që është ndërtuar me mund.