Vuçiq para serbëve: Thaçi e Hoti janë shumë më të fortë se kanë mbështetjen e Amerikës dhe Gjermanisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic po vazhdon ta përgatit terrenin para popullit serbë për një marrëveshje finale me Kosovën, ai tani po sheh pak shpresa për Serbinë.

Vucic në RTS ka mbajtur një intervistë për më shumë se një orë e gjysmë, ku temë kryesore e kësaj interviste ka qenë marrëveshja finale me Kosovën.

Presidenti serb ju është ka thënë popullit që udhëheq se tani ka pak mundësi, pasi Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti janë më të fortë tek Shtetet e Bashkuara të Amerika dhe Gjermania, madje sipas tij kanë përkrahje më të madhe se serbët.

“Le të lëkundemi në stuhinë e erës dhe të përpiqemi të mbijetojmë disi. Hoti dhe Thaçi janë shumë më të fortë dhe shumë më të rëndësishëm se ne, sepse ata kanë mbështetjen e Gjermanisë dhe Amerikës”, tha Vucic.

Vucic e pranoi hapur se nëse nuk ka marrëveshje gjithëpërfshirëse me Prishtinën, procesi i integrimit evropian do të ndalet.