presidenti

Vuçiq para përballjes me Thaçin në OKB: Do të luftoj me gjithë zemër

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se në New York në sesionin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, do të luftojë për Serbinë me gjithë zemër.

Ai theksoi se e diela ishte një ditë e vështirë jo vetëm për shkak të zgjedhjeve lokale, por edhe për shkak se po përgatitej për seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB.

“Unë kam qenë duke u përgatitur për Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Fluturoj me ” Air Serbia ” në mëngjes dhe do të shkojë drejt në seancë. Unë do të luftoj”, tha ai në një konferencë të jashtëzakonshme për media, transmeton Klan Kosova.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit serb përshëndeti popullin serb në Kosovë dhe i falënderoi ata për siç tha ” luftën”, dhe tha se kryetarët e 10 komunave kanë një mesazh të qartë për Hashim Thaçin se kush është president i tyre dhe cili është vendi i tyre.

“Ushtria e Kosovës u formua kundër interesave të popullit serb. Ajo nuk mund të rrezikojë ushtrinë tonë, ose ka gjasë të rrezikojë mbijetesën e kombit tonë. E gjithë kjo është në kundërshtim me atë që flet Thaçi,” tha ai.